27.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Tahiri: Në veri s’ka ndryshime, është propagandë e Qeverisë Kurti – nuk paguhet rryma dhe as faturat nuk ju kanë shkuar qytetarëve

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se propaganda e Qeverisë se në veri po bëhen ndryshime thelbësore, nuk është e vertetë, shkruan Reporteri.net.

Tutje ajo ka shkruar se veriu është pa sovranitet të shtetit e me protektorat të shtuar, ku siç thotë ajo forcat e KFOR-it çdo ditë po shtohen.

Sipas Tahirit, në veri nuk funksionojnë gjykata e Kosovës e as katër komunat, nuk paguhet rryma e as faturat nuk iu kanë shkuar qytetarëve.

Postimi i saj i plotë:

Veriu pa sovranitetin e shtetit plus me protektorat te shtuar, forcat e KFOR-it cdo dite po shtohen ne veri – propaganda e qeverise se ka bere ndryshime thelbesore ne veri jane te paverteta – ne veri nuk funksionojne gjykatat e Kosoves, nuk funksionojne kater komunat, nuk paguhet rryma, madje as faturat e rrymes nuk iu kane shkuar qytetareve.

I vetmi institucion qe funksiononon eshte policia e Kosoves por pa policet serb. Ne qeverite e kaluara e shtrijme sovranitetin ne veri, i vendosem te gjitha institucionet e shtetit ne veri, e vendosem kufirin me Serbine, madje shenjuam dhe pikat kufitare.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT