16.7 C
Mitrovice
E enjte, 11 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

“Komandant Malisheva” i ashpër me ketë figurë të lartë shtetërore: “Mos shkel mbi gjakun e dëshmorëve”

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook i burgosuri Muhamet Krasniqi i njohur si “Komandant Malisheva”, ka folur lidhur me takimin e tretë rreth Minishengenit Ballkanik, i cili gjatë ditës është zhvilluar në Tiranë.

Me ketë rast, “Komandant Malisheva” i ashpër është deklaruar ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke i bërë me dije se nuk pajtohet me kreun e qeverisë shqiptare, dhe gjithashtu që të mos shkel mbi gjakun e dëshmorëve.

“Unë për vete nuk pajtohem dhe i bëjë thirrje Kryeministrit Shqiptar Edi Rama, mos shkel mbi gjakun e atyre dëshmoreve, gjak i pastër shqiptar për pa u ndëshkuar Serbia, me i pagu dëmet e luftës”, ka shkruar mes tjerash Krasniqi në Facebook.

Ja shkrimi i tij

Mini shengeni çfarë nenkuptoni me kete!?

A do ishte mire te falim gjithë atë gjak te falim perdhunimet te falim që dogji gjithqka serbija e tja shtrijm dorën e pajtimit , unë per vete nuk pajtohem dhe i bëj thirrje Kryeministrit Shqiptar Edi Rama mos shkel mbi gjakun e atyre Dëshmoreve gjak i paster Shqiptar per pa u ndeshku Serbija me i pagu dëmet e luftes me kthy parat e vjedhura neper Banka para te pensioneve e pa gjeturit e shumë llogari tjera …!

Është koha kur ne Shqiptaret duhet te kemi nji Akademi te shkencave e cila e kontrollon politiken dhe populli ynë te kete qendrimin dhe vijen e kuqe ndaj Serbis ne shumē segmente!

Se pari bashkimi Kosovë-Shqiperi pastaj kerkim falja kthimi i pasurive te vjedhura e atehere mundet mu bisedu per mini Shengen.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT