Me datë 13 shkurt mbushen 24 vjet që nga rënia e Avni Koshtovës, shkruan Mitrovica SOT
Avni Koshtova u vra në mbrojtje të popullsisë shqiptare në pjesën veriore të Mitrovicës.
Me rastin e 24 vjetorit të rënies në Lagjen e Boshnjakëve, vendi i rënies, dhe në varrezën e dëshmorëve në Shipol do të organizohen homazhe në nder të sakrificës së tij.
Për këtë njoftoi i biri, Donik Koshtova, i cili ka ftuar institucionet dhe shoqërinë civile.
Postimi:
njoftim: shpërndajë lajmin
njoftoheni te gjithë qytetarët se me datë 13:02:2024 behen 24 vite nga renia heroike e babait AVNI KOSHTOVA i cili ra heroikisht ne mbrojtjen e popullatës shqiptare qe po vriteshin maltretoheshin e deboheshin nga pjesa veriore e Mitrovices nga bandat kriminale serbe andaj ne si familjarë te deshmorit ju njoftojmë se me këtë datë 13:02:2024 në ora 11 do behen homazhe ne lagjen e boshnjakeve ne vendin ku ra heroikisht dhe tek varrezat e deshmorëve ne shipol ftoheni te gjithë si institutcione shtetrore si shoqeri civile ta ndajmë dhimbjen bashk me ne familjarët ardhja juaj na nderonë me respekt familja (HAJREDINI) KOSHTOVA.
qofsh banor i xhennetit babë na mungonë gjithmonë e më shum por qe krenaria jonë per ty e mundë dhimbjen te kujtojmë me mallë heroi im mburrja ime e perjetshme 😢😢 AVNI (KOSHTOVA) HAJREDINI… 🇦🇱🇦🇱 D.H Xhafer Hajredini




