Deputeti i pavarur, Haki Abazi i ftuar në emisionin “DPT te Fidani” ka thënë se çdo ditë e më shumë po bindet që duhet bërë gjithë spektri politik kundër konceptit të Kryeministrit Kurti, siç thotë ai, sikur dikur që pati ndodhur për rrëzimin e Hashim Thaçit.
Abazi madje tha se ajo që bën Kurti nuk është as koncept politik, por fazhizëm.
Deputeti theksoi se vendi është para një rreziku të vendosjes së një diktature.
“Çdo ditë e më shumë po bindem që sikur një kohë që ishte bërë gjithë spektri politik për me rrëzu Hashim Thaçin, për shkak të këqijave edhe problemeve që u patën shkaktuar në procesin progresiv të shtetndërtimit, mendoj që tash është edhe më urgjente një unifikim i plotë kundër konceptit të Kurtit, i cili nuk është koncept por eshte fashizëm politik.
Në zgjedhjet e ardhshme duhet të krijohet gjithë blloku i gjitha partive politike, edhe atyre njerëzve intelektualëve, me ose pa qëllim janë lënë jashtë politikës, pasi qëllimi kryesor ka qenë që qeverisjes t’ia kthejmë dijën, e ata janë përjashtuar nga procesi. Jemi para një rreziku të vendosjes së një diktature elektronike”, tha Abazi./Reporteri.net/



