32.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 13 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

I rikthyer qe 2 vite nga Zvicra në Kosovë – “S’ka vend ma t’mirë se Kosova”

Që nga viti 1985 e deri para dy vitesh ka jetuar në Zvicër.

Në një intervistë për Ngom Video, një kosovar tregoi se është rikthyer për të jetuar në Kosovë qe dy vite, por pa fëmijët e tij.

“S’ka vend ma t’mirë se Kosova, e dua vendin ti.” u shpreh ai.

“Shkojnë dikun me punu, nuk i respektojnë të drejtat e punëtorëve, orari i gjatë, rrogat e vogla” ishin disa nga arsyet që i tha ai, se pse po dalin të rinjtë jasht vendit.

“Tash rinia kujtojnë se atje duhet me mbledh pare, por edhe atje duhet me punu shumë për me fitu pak” vazhdoi ai.

Se a mendojnë ndonjëherë fëmijët e tij të kthehen në Kosovë, ai tha: “Jo është problem, kanë lind atje, janë shkollu atje, çfarë prespektive ka këtu, sikur t’kish pasë pse jo, ja kisha prezentu fort mirë Kosovën, por është shumë vështirë.”

Ai kishte një mesazh për të rinjtë që dalin jashtë vendit: “Le t’nisen, ta shohin, ta provojnë dhe t’kthehen prapë n’vend t’vetin, s’ka vend më t’mirë se Kosova, unë për veti e du shumë”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT