32.8 C
Mitrovice
E shtunë, 9 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Dëmtohet shenja me stemën e Republikës së Kosovës në Zveçan, Policia nis hetimet

Një person ka njoftuar Policinë e Kosovës se persona të panjohur e kanë dëmtuar shenjën me stemën e Republikës së Kosovës, e cila ishte e vendosur në fshatin Zhitkovc të Zveçanit, shkruan Gazeta Metro.

Sipas policisë, rasti është raportuar të hënën e 29 janarit 2024.

Rasti i cili është iniciuar “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, është duke u hetuar.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

“Fsh. Zhitkovc, Zveçan 29.01.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur kanë dëmtuar/ngjyrosur shenjën me stemën e Republikës së Kosovës. Rasti është duke u hetuar”./gazetametro.net

FOTO: Ilustrim

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT