1.8 C
Mitrovice
E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

I riu në Skenderaj blen veturën e 90 mijë eurove, kërcënohet pasi mbetet borxh: Paratë ose merremi vesh ndryshe

Dje, në Policinë e Skenderajt është denoncuar një rast i rrëmbimit nga një grua, e cila ka kërkuar ndihmë me pretendimet se djalin e tij ia ka kidnapuar një person nga i cili kishte blerë një veturë. Kjo bëri që Policia të vihet në lëvizje dhe të zbulojë rrethanat e ngjarjes, të cilat dolën të jenë ndryshe me atë që u raportua.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për rrëmbim por për kërcënim, ku viktimë ishte djali i ankueses, i cili i ka mbetur borxh një personi mijëra euro.

Rasti ka ndodhur pasi i riu kishte blerë veturën 90 mijë euro, por s’kishte arritur që t’ia jap të dyshuarit te gjitha paratë, me ç’rast ky i fundit e ka kërcënuar përmes telefonit, duke i thënë se “ose paratë ose merremi vesh ndryshe”.

Kjo ka ngjallur frikë dhe shqetësim te viktima, i cili ka deklaruar para zyrtarëve policorë se nuk ka asnjë synim që të ikë nga borxhi.

Përveç tij, sipas burimeve të Sinjalit, hetuesit policorë kanë intervistuar edhe të dyshuarin dhe më pas ndaj tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “kanosje”.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT