-2.7 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

86 vjeçarja nga Obliqi mposhti koronavirusin pa shkuar fare në spital

Një grua e moshuar 86 vjeçare nga Obliqi e ka mposhtuar koronavirusin duke u mjekuar në shtëpi me ndihmën e familjarëve dhe QKMF’së së Obliqit, shkruan Gazeta Metro.

Rasim Preniqi, djali i saj ka njoftuar se nëna e tij 86 vjeçare është shëruar plotësisht nga koronavirusi, pa u shtrirë fare në spital.

Ai ka falenderuar mjekët për shërimin e nënës së tij, në veçanti Haki Jasharin dhe polmulogun Skënder Baca.

“Nëna ime 86 vjeçare mposhti korona virusin në shërim shtëpiak. Një falenderim te posaçshëm për shërimin e saj i takon Qëndrës familiare të shëndetit në Obiliq në krye me doktor Haki Jasharin dhe stafin e tij. Për interesim dhe kujdes të shtuar e falenderoj pneumologu Skender Baca. Ajo tani është plotësisht e shëruar”, ka shkruar Preniqi në Facebook.

TË FUNDIT

TË FUNDIT