IKSHPK ka publikuar raportin e përditshëm për rastet e reja të infektimit me koronavirus, shkruan mitrovicasot.net
Nga qytetet e prekura është edhe qyteti i Mitrovicës. Mitrovica ka shënuar edhe 7 raste të reja të infektimit me COVID-19.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 72 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe komuna Lipjan 1 rast”, ka përfunduar raporti.
Ndryshe, numri total i rasteve pozitive është 17.263 raste nga 82.678 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 raste të vdekjes.