15.7 C
Mitrovice
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

66 vjeçari nga Prishtina është viktima e vetme e koronavirusit në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës ka njoftuar për rezultatet rreth rasteve të reja dhe viktimave në 24 orët e fundit.

Gjatë 24 orëve u shënua vetëm një vdekje, rast ky që nuk ka ndodhur për disa ditë në Kosovë, pasi numri i vdekjeve ka qenë më i lartë.

Viktima është nga Prishtina dhe është 66-vjeçar.

“Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prishtinë 1 rast (66 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndërsa, 321 raste të reja me COVID-19 u konfirmuan gjatë 24 orëve të fundit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT