Deri tre ditë më parë Mitrovica e Jugut nuk ishte e prekur nga Covid-19. Por, në ditën e fundit të Prillit, një punëtore e një super marketi në këtë qytet rezultoi pozitive.
E pasi iu morën mostrat kontakteve të saj, rezultoi se persona ishin infektuar.
Njeri nga personat që ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 , po del të jetë edhe i fejuari i të infektuares së parë nga ky qytet.
Madje të dy së bashku kanë punuar në një nga supermarketet në Mitrovicë.
Ai për T7 ka treguar se si e ka kuptuar që është infektuar.
Ndërkohë, ai foli për gjendjen e tyre shëndetësore.