3.6 C
Mitrovice
E martë, 30 Dhjetor, 2025
spot_img

6 ditë pasi xhandarmëria serbe u fut në Karaçevë, Agim Veliu paralajmëron mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Gjashtë ditë më pas pasi xhandarmëria e Serbisë është futur në fshatin Karaçevë të Kamenicës, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka paralajmëruar edhe një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, shkruan Gazeta Metro.

Veliu ka thënë se është duke kompletuar informacionet rreth hyrjes së xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës dhe pastaj do të raportojë para deputetëve në Komisionin për Siguri apo edhe në seancë. Ai po thotë se janë në pritje të një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në të cilën do ta diskutojmë situatën e krijuar dhe çka ka ndodhë në Karaçevë.

“Unë jam duke e kompletuar informacionin në tërësi se çka ka ndodh në Karaçevë, e kam pas një takim me komandantin e KFOR-it me të cilin e kam diskutuar situatën dhe i kam marrë informacionet e drejtpërdrejta nga ai, jemi në pritje të një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në të cilën do ta diskutojmë situatën e krijuar dhe çka ka ndodhë në Karaçevë, dhe pas kompletimit të të gjitha informacioneve unë sigurisht do të raportoj në komisionin parlamentar por nëse është nevoja edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Veliu në një konferencë për media.

Veliu ka thënë se komandanti i KFOR-it e ka pranuar kërkesën e tij që Policia e Kosovës të patrullojë e sinkronizuar me KFOR-in në atë zonë por që ka mbetur të diskutohet për veprim me drejtorin e PK-së.

Ditë më parë, Veliu e kishte quajtur rutinore dhe të sinkronizuar me forcat e KFOR-it hyrjen e xhandarmërisë serbe në brendi të territorit të fshatit Karaçevë në Kamenicë.//gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT