20.3 C
Mitrovice
E enjte, 12 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

50 emigrantë të dëbuar nga ShBA-ja do të strehohen në Kosovë, Kurti jep sqarime për vendimin që mori sot Qeveria

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme për pesëdhjetë persona, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ky vendim ka ardhur si përgjigje ndaj kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta.

Kurti tha se sipas këtij vendimi, shteti ynë brenda një periudhe njëvjeçare do të pranojë dhe strehojë deri në 50 individë me qëllim të lehtësimit të kthimit të tyre të sigurt në vendin e prejardhjes.

Ai ka thënë se përzgjedhja e këtyre personave do të bëhet nga një listë e propozuar, për aq sa ata i plotësojnë kriteret e caktuara lidhur me sundimin e ligjit dhe rendin publik.

“Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, këta persona do të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara po sipas legjislacionit tonë në fuqi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleat i yni palëkundur dhe Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë partner i besueshëm i tyre. U jemi përherë mirënjohës për ndihmën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, dhe e vlerësojmë lartë mbështetjen në mbrojtje e zhvillim, e sidomos në rrugëtimin tonë drejt integrimit Euro-Atlantik.”, ka shkruar Kurti.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT