15.7 C
Mitrovice
E enjte, 17 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

5 vjet demagogji e mashtrime, Hoti i ka dy fjalë për Osmanin

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar ndaj kreut të vendit Vjosa Osmani pasi kjo e fundit mbajti një konferencë për media, raporton KosovaPress.

Hoti në një postim në Facebook ka kritikuar Osmanin duke thënë se po i mbaron mandati pesëvjeçar në krye të shtetit pa asnjë rezultat e pa asnjë kontribut për shtetin e Kosovës.

“Pesë vjet demagogji e mashtrime, të cilat po dalin sheshit. Pesë vjet në shërbim të agjendës shtet-rrënuese të bashkë-mashtruesit. Ky është problemi që ka Vjosa.

Kjo e ka hallin se do të mbetet në histori si mashtruesja më e madhe e elektoratit djathtist të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo e ka hallin se në prill e dorëzon mandatin dhe do të mbahet përgjegjëse dhe bashkëfajtore për rrënimin e reputacionit të shtetit të Kosovës dhe dëmet që i janë bërë e po i bëhen shtetit të Kosovës.”

Duke folur rreth mos konstituimit të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Avdullah Hoti ka thënë se presidentja Osmani “asnjë fjalë nuk e flet për vendimet e organeve të drejtësisë që konstatojnë uzurpimin e institucioneve nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e saj, përfshirë ish-partinë e saj Guxo.”

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT