20.4 C
Mitrovice
E premte, 19 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

5 persona të arrestuar për armëmbajtje pa leje në rajonin e Mitrovicës, dy prej tyre të mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 5 persona për arëmbajtje pa leje, shkruan Mitrovica SOT

Rastet përfshijnë Skenderajin, Vushtrrinë dhe Mitrovicën.

Raportet e plota:

·Fsh. Samadrexhë, Vushtrri 31.07.2024 – 23:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

·Rr. Hasan Ferri, Mitrovicë Jugu 31.07.2024 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz si dhe në vendngjarje është sekuestruar një gëzhojë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

·Rr. Ilaz Kodra, Skenderaj 31.07.2024 – 00:10. Janë arrestuar dy të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit, u janë gjetur dhe konfiskuar një revole me 6 fishekë të kalibrit 6mm dhe një boks hekuri. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

· Rr. Skënderbeu, Skenderaj 31.07.2024 – 20:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti është identifikuar pasi në rrejte sociale kishte postuar një armë. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë pa fishekë. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT