15.9 C
Mitrovice
E enjte, 28 Mars, 2024
spot_imgspot_img

Njihuni me Magjistrin e vetëm të Futbollit në Mitrovicë

Mrsc. Besfort Pllana është i lindur në Mitrovicë në vitin 1988. Shkollën fillore e kreu në Sh.F.M.U.”Musa Hoti” (ish Meto Bajraktari), ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin “Frang Bardhi” poashtu në Mitrovicë, shkruan Mitrovica Sot.

Më pastaj vazhdoi shkollimin në ‘UNIVERSITETIN E PRISHTINËS’ në Fakultetin e “SHKENCAVE SPORTIVE” ku gjithashtu edhe përfundoi Magjistraturën në afat të rregullt kohor dhe me sukses shumë të lartë në drejtimin e sporteve konkretisht si orietim e kishte “Lëndën/Sportin e Futbollit”, si dhe që nga atëherë është edhe mësimdhënës në shkollën Sh.F.M.U. ‘Fazli Greiçevci’- në Shipol të Mitrovicës.

Besforti karrierën si Futbollist e kishte filluar nga mosha 10 vjeçare në Klubin Futbollistik “Trepça’89”, ku kaloi në të gjitha kategoritë e këtij Klubi deri në ekipin e parë. Në gjithë këtë kohë të kaluar kishte fatin të ushtronte me trener të nderuar dhe të mirënjohur të Futbollit të Mitrovicës si Veton Çitaku (i cili ishte edhe treneri i parë që ia dha hapat e parë në futboll dhe që ishte për disa vjet trener i tij), Gani Sejdiu, Fahredin Duraku, Rafet Prekazi etj.

Pastaj në kohën sa ishte me ekipin e parë ishin ende situatat e vështira financiare nëpër klubet e Kosovës në përgjithësi dhe po në atë kohë Besforti edhe u pranua në Fakultet, dhe rrjedhimisht duke e parë si shkak i mos stabilitetit në këtë aspekt të klubit për gjendjen e lojtarëve, Besforti duhej të sakrifikonte diqka, ose të vazhdonte si lojtar në ato situata të pa sigurta për kontrata dhe pa planifikime konkrete për të ardhmen e lojtarëve ose të vazhdonte drejt shkollimit. Si rrjedhojë e kësaj situate dhe gjendjes se tij personale në atë kohë ai vendosi, ose më mirë me thënë u detyrua pa dëshirën e tij t’a ndërpres karrierën si futbollistë aktiv dhe të fokusohet në shkollim.

– MAGJISTËR I FUTBOLLIT

Besforti studimet si në Fakultet poashtu edhe në Magjistraturë i përfundoi ELHAMDULILAH me ndihmën dhe lejen e All-llahut në afatet e rregullta kohore dhe me sukses shumë të lartë. Në studime në veçanti në lëndën e Futbollit Besforti e kishte Profesor të Futbollit trainerin e mirënjohur Kosovarë ‘profën’-Dr.Bylbyl Sokoli.

Sa i përket Futbollit në studimet e Fakultetit për temë diplome e kishte temën “Përgatitja Tekniko-Taktike e Futbollistëve” ndërsa në Magjistraturë e kishte temën e hulumtimit lidhur me përgatitjet e futbollistëve me temë – ”  Vlerat Antropometrike dhe Motorike të Futbollistëve të grupmoshave 15-16vjeçarë të Mitrovicës” – punim të cilin e ka realizuar në 3 klubet e Mitrovicës me gjithësej 75 futbollistë, nën mbikqyrjen e Profesorit dhe ekspertit të mirënjohur të kësaj lëmie për metodologjitë e hulumtimeve shkencore Dr.Behlul Brestovci, njëherit edhe profesor shumëvjeçar në Universitetin e Zagrebit në Kroaci.



Gjithashtu sa i përket vazhdimit të njohurive dhe përvojës për futbollin ka ndjekur edhe shumë seminare ku ndër to që i ka veçuar janë edhe seminaret të mbajtur nga trainerët e kategorive të reja të kombëtarës se Gjermanisë si Gerhard Bauer, pastaj disa seminare nga ish-përzgjedhësi i kombëtares tonë Albert Bunjaku etj.

– PËRVOJAT SI TRENER FUTBOLLI

Përvojat si trener futbolli i filloi qysh heret sa ishte në përfundim të studimeve të Masterit në vitet 2011/12, ku u aktivizua së bashku më trenerin e njohur Mitrovicas Skender Morina-‘Gega’ në fillimet e para të themelimit të klubit Kf. Australia në Mitrovicë, ku punoi për disa muaj dhe i ndihmoi shumë në përvojën si trener futbolli për shkak se u aktivizua në të gjitha kategorit e grupmoshave. Gjithashtu punoi rreth 3vjet si trener edhe në Kf.”Shpresa”.

– FILLOI PUNËN ME FUTBOLL…

Edhe pse ishte i interesuar të punonte sa më mirë, sinqertë dhe me angazhim maksimal si trener, pengesë e shihte mentalitetin e mënyrës së udhëheqjes që është te ne në Kosovë tashmë shumë e njohur nga të gjithë që pa njofshmëri, afërsi, interes të caktuar është problem angazhimi ndokund dhe pa tejkaluar ky egoizëm personal në këtë aspekt është vështirë edhe për gjeneratat e reja si për trener si për futbollistë.

Andaj ai vendosi me dëshirën e tij të madhe që ka për të qenë brenda futbollit dhe insitimin e shoqerisë së tij e që ishin inspirim shtesë për të ta filloj punën, dhe të punoj vet si trener i futbollit.



– TRENER INDIVIDUAL I FUTBOLLIT

– Besforti për një periudhë të gjatë rreth 3 vjet punoi edhe si trener i individual i Futbollit me futbollistin e kategoris seniore/profesionale Dren Idrizi, i cili kishte pasur edhe probleme me lëndime në atë kohë dhe të cilit i duhej një angazhim special për t’u rikuperuar dhe kthyer ne formë sa më të mirë. Ishte një angazhim dhe punë e veçant me stërvitje speciale/individuale për periudha të caktuara që ishte shumë efikase dhe e dobishme për te si Futbollist dhe për vazhdimin e karrierës profesionale në superligë të Kosovës. Ky sukses si trener individual i dha vetëbesim edhe më shumë për të vazhduar me futboll si trener me kategoritë e reja ose sipas kërkesës edhe si trener individual i Futbollit me plot dëshirë.

Kush është i interesuar mund të kontakton:
Besfort Pllana
+383 49 609 388
What’s app/ Viber

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT