Po vazhdon numri i lartë i humbjeve të jetës nga virusi Korona në Kosovë.
Gjatë ditës së sotme janë shënuar 32 humbje të jetëve dhe 1,600 raste pozitive me virusin Korona në Kosovë.
41 raste të infektimit janë fëmijë të moshës nën 10 vjeç.
Ndërsa shifra më e lartë e të infektuarve është e moshës 30 vjeç deri më 39 vjeç, gjithsej 364.
Në Kosovë që nga 30 gushti kanë hyrë në fuqi masa për parandalimin e përhapjes së virusit Korona, dhe pritet të jenë në fuqi deri me 13 shtator.



