13 C
Mitrovice
E shtunë, 25 Prill, 2026
spot_img
spot_img

40-vjeçarja nga Kosova rrezikoi mbytjen në det në Shëngjin, dërgohet në spital

Pushuesit kosovarë nuk gjejnë qetësi në bregdetin e Shëngjinit.

Një tjetër pushuese rreth moshës 40 vjeç ka rrezikuar jetën mesditën e sotme në zonën e Kune Vainit.

40 vjeçarja është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore dhe po mbahet nën kontroll, pasi kishte konsumuar shumë ujë.

Brenda kësaj jave është rasti i tretë ku pushues nga Kosova rrezikojnë të mbyten në bregdetin e Shëngjinit.

Edhe pse deti është i trazuar dhe janë ngritur flamujt e kuq në pikat e vrojtimit, ajo çfarë vihet re janë kullat bosh./TCH

TË FUNDIT

TË FUNDIT