17.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 4 Tetor, 2023
spot_imgspot_img

33-vjeçari vdiq tragjikisht në Rugovë, motra shkruan: Unë e shkreta thurja vargje që t’i bëj këngë për dasmën tënde

spot_img

Dje u raportua për vdekjen aksidentale të një të riu në Rugovë. Egzon Ademi, 33-vjeçar, humbi jetën pasi rrëshqiti nga një lartësi dhe ra në lum.

Lidhur me vdekjen e të riut ka shkruar edhe motra e tij e cila jeton në Zvicër.

Ajo tha se lajmi për vdekjen e vëllait e ka goditur si rrufe.Në mesin e fjalëve emocionuese që ka shkruar, ajo ka përmendur edhe këngët që po përgatiste për dasmën e vëllait të saj, tashmë të ndjerë.



“Lajmi i zi – thonë – mbërrin shpejt, në të gjitha anët e Horizontit. Ndërsa dje, nga një Maje e Bjeshkëve të Nemuna, më kishte zgjedhur Zoti mua për të më sjellë një lajm të rëndë, për të më sjellë një gjëmë shpirti, një çarje zemre, një mal me dhimbje që s’mbahen dot; për të më sjellë në anë të botës një lajm të trishtë, një lajm të zi… Paske qenë ti o im vëlla në kryetitujt dhe kryelajmet që u shpërhapen si re të zeza- nëpër të gjitha horizontet, derisa erdhe më gjetën mua: më gjetën mua në anë të botës dhe më goditen si rrufe… Paske qenë ti o vëlla i motrës, që më solle lajmin e zi, e unë e shkreta po thurja vargje që t’i bëj këngë për dasmën tënde. Vëlla i motrës vëlla…Zoti të bëftë pëllumb parajse dhe na takoftë atje bashkë, o i bukur im… o vëlla i motrës vëlla…Paske qenë ti o im vëlla! Lajmi i zi”, ka shkruar ajo.

OP/ED

Koncepti i Luftës në kohën Post-Moderne – Sfidat e reja për Dominimin Global

Shkruan: Fetah Zejnullahu Duke pasur parasysh historinë e konceptit të...

Sigurimi Shëndetësor si nevojë imediate për Policinë e Kosovës

Shkruan: Arben Dashevci – Njohës i Çështjeve të Sigurisë Përfundoj...

Kurti nuk do debat por bindje – nuk do garë por nënshtrim!

Kurti po e orienton tërë kapacitetin e tij të...
spot_img

Artikujt e fundit

Tre vetë të lënduar nga një aksident në Mitrovicë

Sot rreth orës 18:00 një aksident trafiku ka ndodhur...

Drejtori i Policisë jep detaje tjera për sulmin në Banjskë: Po hetohet përfshirja e mundshme e personave nga Rusia

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha,...

Trepça fiton ndeshjen e parë në FIBA Europe Cup

Basketbollistët e Trepçës e kanë fituar ndeshjen e parë...

Super Arbnor Muja, shënon super gol për Antwerpin

Antwerp ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Shakhtar...

KEDS tregon cilat vende nga Mitrovica do të mbeten pa energji elektrike

Disa vende të Mitrovicës do të mbeten pa energji...
spot_img

Tre vetë të lënduar nga një aksident në Mitrovicë

Sot rreth orës 18:00 një aksident trafiku ka ndodhur në “Rrugën e Ulqinit” në Mitrovicë, ku si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndimet trupore. Kështu...

Drejtori i Policisë jep detaje tjera për sulmin në Banjskë: Po hetohet përfshirja e mundshme e personave nga Rusia

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka folur sërish për provat e autoriteteve në Kosovë lidhur me përfshirjen e Serbisë në...

KEDS tregon cilat vende nga Mitrovica do të mbeten pa energji elektrike

Disa vende të Mitrovicës do të mbeten pa energji elektrike. KEDS ka thënë se ndërprerjet do të ndodhin për arsye të punimeve në rrjet. "Mitrovicë 1. Nga...