0.9 C
Mitrovice
E enjte, 19 Shkurt, 2026

29 fëmijë nën dhjetë vjeç u infektuan gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

Me rritjen e rasteve të reja të të infektuarve me COVID-19, janë rritur edhe shifrat e fëmijëve të infektuarve.

Ministria e Shëndetësisë, në raportin e fundit 24-orësh njofton se nga 9.169 testime, 1 mijë e 370 kanë rezultuar pozitive.

Gjatë kësaj periudhe është regjistruar një viktimë, ndërsa një numër shqetësues i të infektuarve janë fëmijë.

Në raportin e MSH-së bëhet e ditur se nga 0 deri në 9 vjeç janë infektuar 29 fëmijë brenda një dite.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.538 doza të vaksinës kundër COVID-19. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT