6.2 C
Mitrovice
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

28-vjeçarja në SHBA mbyt tre fëmijët, njëri ishte vetëm 1-muajsh

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Los Anxheles, ku një 28-vjeçare ka mbytur tre fëmijët e saj, përfshirë dhe një foshnjë të porsalindur.

Nga hetimet e zyrës mjeko-ligjore mësohet se fëmijët janë Mia Camila Rodriguez, 4 vjeç dhe dy vëllezërit e saj Mason Mateo Rodriguez, 3 vjeç dhe Milan Mateas Rodriguez, vetëm një mujash.



Familjarët e 28-vjeçares thanë se ajo kishte rënë në depresion që pas lindjes së fëmijës së tretë dhe ky mendohet të jetë edhe shkaku kryesor për ngjarjen e kobshme.

Fëmijët u gjetën në një dhomë gjumi në shtëpinë e tyre në South Ferris Avenue rreth orës 12.45 të hënën, pasi një anëtar i familjes bëri thirrje për ndihmë, sipas toger Chuck Calderaro.



Ata nuk merrnin frymë dhe përpjekjet për t’i ringjallur rezultuan të pasuksesshme. Familja e 28-vjeçares Sandra Chico ka nisur një fushatë GoFundMe për të ndihmuar në pagimin e shërbimeve të varrimit të fëmijëve.

TË FUNDIT

TË FUNDIT