5.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

28 vjeçari nga Kosova mbytet në Zvicër, ishte duke ikur nga Policia

Të mërkurën në mëngjes, një 28-vjeçar kreu një vjedhje në një apartament në Bellinzonese.

Ndërsa ikte nga Policia, ai u hodh në lumin Ticino dhe u mbyt, shkruan Blick.ch.

Trupi u gjet pak pas orës 10:00 në nivelin e Ponte Rossa në rrethin Galbisio, sipas Policisë së kantonit.



Viktima është një 28-vjeçar kosovar pa adresë të përhershme.

Policia e kantonit Ticino shkroi se ai ishte i njohur për autoritetet dhe iu kishte ndaluar hyrja në vend.

TË FUNDIT

TË FUNDIT