-0.7 C
Mitrovice
E diel, 28 Dhjetor, 2025
spot_img

27 vjeçari që vdiq nga përplasja e parashutave në Prizren është nga ky fshat i Vushtrrisë

Me datë 19.7.2020 rreth orës 13:45 ka ndodhur një aksident në fshatin Korish të komunës së Prizrenit në mes dy paragllajdve të cilët janë përplasur në mes veti gjatë kohës së aterrimit, trasnmeton Gazeta Metro.

Fatos Gërxhaliu nga fshati Studime e Vushtrisë është i riu që vdiq në një aksident në Korishë të Prizrenit, si pasojë e përplasjes derisa ishte duke bërë paragllajdë.

Njoftimin e kanë bërë familajrë të tij në rrjetin social Facebook.

Telegram ngushëllimi familjes i ka dërguar edhe Nënkryetari i Komunë së Vushtrrisë, Besim Muzaqi:

E nderuara familje Gërxhaliu, lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të djalit tuaj Fatos Gërxhaliu në një aksident tragjik na tronditi të gjithëve.
Fatosi ishte një djal shembull ne qytetin tonë, sportist e i dashur, që me mirësinë dhe ndershmerinë e tij na ka bërë qe secili nga ne të bashkëndjejmë dhe ta përjetojmë si humbje të anëtarit të familjes.
Pranoni ngushëllimet më të sinqerta!/gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT