5 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

27 vjeçari nga Kamenica është viktima më e re në moshë që ka vdekur nga koronavirusi

Arkitekti 27 vjeçari nga Kamenica, Bersant Rahimaj ka vdekur dje nga COVID-19, shkruan Gazeta Metro.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Kastrati tha se Rahimaj ka qenë djalë shembullor, profesionist i mprehtë dhe shok i dashur.

Ai ka shprehur ngushëllime familjes dhe ka ftuar qytetarët të respektojnë masat sepse virusi COVID-19 është shumë i rrezikshëm.

Kujtojmë se 27 vjeçari nga Kamenica është viktima më re në moshë nga Coronavirusi në Kosovë,disa javë më parë ndërroi jetë edhe një 39 vjeçar nga Gjakova.

Deri më tani, në vendin tonë janë regjistruar 196 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.//gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT