19.5 C
Mitrovice
E hënë, 27 Prill, 2026
spot_img
spot_img

27 vite nga rënia e dëshmorit Shemsi Istrefi në Betejën e Melenicës

Sot shënohen 27 vite nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Shemsi Istrefi, në Betejën e Melenicës më 27 prill 1999, gjatë luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shemsi Istrefi, i lindur më 20 gusht 1977 në Vushtrri, rridhte nga një familje me tradita atdhetare, të njohur për qëndresë ndaj okupatorit.

Arsimin fillor e kreu në shkollën “Zija Prishtina”, ndërsa të mesmen në “Muharrem Bekteshi”, në degën e elektroteknikës.

Që në rini u angazhua në protestat kundër pushtuesit dhe u bë pjesë aktive e lëvizjes çlirimtare.

Më 15 korrik 1998, iu bashkua radhëve të UÇK-së, në Brigadën 141 “Mehë Uka” të Zonës Operative të Shalës, ku shpejt u dallua për guxim dhe përkushtim.

Mori pjesë në shumë beteja të rëndësishme, përfshirë ato në Kutllovc, Sumë, Trepçë, dhe Rahovë ndërsa u bë pjesë e Njësisë Speciale, ku shquhej për trimëri dhe angazhim të pandalshëm në vijën e parë të frontit.

Luftë pas lufte erdhi edhe 26 prilli i vitit 1999, kur u zhvillua një luftë e ashpër, në të cilën ranë shumë trima të lirisë.Ishte kohë e luftimeve dhe ai qëndroi në pozicione. Gjatë tërë natës luftuan pa u ndalur derisa ra, më 27 prill të vitit 1999.

Shemsi Istrefi mbetet simbol i sakrificës dhe guximit për lirinë e Kosovës.

Familjes së dëshmorit, Shemsi Xhafer Istrefi i ka dhënë “Mirënjohje” Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Shtabi i Zonës Operative të Shalës dhe Kuvendi Komunal i Vushtrrisë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT