Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rezultatet mbi rastet e reja me koronavirus, shkruan Mitrovica SOT.
Shtimi rapid i rasteve të reja po vazhdon teksa në 24 orët e fundit janë shënuar 263 raste të reja në nivel vendi, prej tyre 16 në Mitrovicë.
Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes kurse janë shëruar 8 persona.
Numri total i rasteve aktive është 2271.



