4.5 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

250 mijë vende pune të lira në Zvicër, këta janë sektorët ku kërkohen punëtorë

Qindra mijë vende pune janë të disponueshme aktualisht në Zvicër. Ky është konstatimi i platformës për punë “x28 AG” në raportin e saj “Jobradar” të publikuar të hënën. Platforma në fjalë ka regjistruar 246,942 vende të lira pune të hapura në tremujorin e parë të 2022.

Sipas listës së sektorëve, punonjësit në sektorin e kujdesit shëndetësor janë veçanërisht të kërkuar (13,698), shkruan agjencia e lajmeve sda. Më pas vjen sektori i ndërtimit (12,585) dhe më pas ai i shitjes me pakicë, sektori i IT dhe ai i hotelierisë , secili me mbi 11,000 vende të lira pune.

Nëse krahasohen kompanitë veç e veç, shitësi me pakicë Coop me 2278 është duke kërkuar me të madhe staf të ri, transmeton albinfo.ch. Sipas “Jobradar”, banka e madhe Credit Suisse, që kërkon 789 dhe qyteti i Cyrihut 586 punëtorë gjithashtu kanë një kërkesë të lartë për punonjës.

Shumica e vendeve të punës mund të gjenden në kantonin e Cyrihut, gjithsej 55,942. Cyrihu ndiqet nga Berna (40,787). Gjithashtu ka shumë vende të lira në kantonin Aargau (17,448) dhe në kantonin e St. Gallenit (16,117).

Kompania e personelit x28 përdor të ashtuquajturin “web merimangë” për të vlerësuar të gjitha shpalljet e punës që gjenden në portalet e punës dhe faqet e internetit të kompanive në mes të çdo tremujori.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT