Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se 25 vjeçarja nga kjo komunë ka vdekur në aksident trafiku në Gjermani.
Ramosaj, përmes një postimi në Facebook, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të Antonia Tolajt nga Pobërgja e Deçanit.
‘’Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendëses tonë Antonia Tolaj nga Pobërgja, në moshën 25 vjeqare në një aksident trafiku në qytetin Leipzig të Gjermanisë’’, shkroi Ramosaj.
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendëses tonë Antonia Tolaj nga Pobërgja, në moshën 25 vjeqare në një aksident trafiku në qytetin Leipzig të Gjermanisë.
Nga zemra ju shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes Tolaj dhe gjithë qytetarëve të Deçanit.
Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!



