MSH ka publikuar rezultatet e fundit mbi rastet e reja me koronavirus, shkruan Mitrovica SOT.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 1029 raste të reja me koronavirus dhe 24 raste të vdekjes.
“Nga 13.084 testime, 1.029 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e MSH.
Janë shëruar 3266 persona kurse numri total i rasteve aktive është 22.223



