14.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Maj, 2026
spot_img
spot_img

2 milionë eurot e Kurtit për mërgaten, Gruda: Prokuroria të nisë menjëherë hetimet për këtë skandal

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka thënë se vendimi i Qeverisë Kurti për ndarjen e 2 milionë eurove për ardhjen e mërgatës është keqpërdorim i parasë publike për interesa partiake.

Gruda në një shkrim në Facebook, ka thënë se kur pushteti përdor buxhetin për fushatë, zgjedhjet nuk janë të lira e as të ndershme.

Ai i ka bërë Prokurorisë së Shtetit thirrje që të nisë hetimet për këtë.

“Vetëm 12 ditë para zgjedhjeve, Qeveria ndan 2 milionë euro nga buxheti i shtetit për të blerë vota.

Në foto shihet vendimi i Qeverisë së Kosovës, i datës 26 maj 2026, për ndarjen e mjeteve në kuadër të masës ‘Mbështetja e Mërgatës’, për subvencionimin e linjave ajrore. Ky është keqpërdorim i pastër i parasë publike për interesa partiake.

Kur pushteti përdor buxhetin e Kosovës për fushatë, zgjedhjet nuk janë më as të lira dhe as të ndershme. Prokuroria e Shtetit duhet të nisë menjëherë hetime për këtë skandal dhe për përgjegjësit e këtij vendimi. Heshtja në këtë rast do të ishte bashkëfajësi”, ka shkruar ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT