2.1 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

194 raste të reja me COVID-19, katër të vdekur

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, në një konferencë të mbajtur për media ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 449 mostra në laboratorin e Mikrobiliogjisë të marra nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Ramadani bëri të ditur se nga këto 194 raste kanë rezultuar pozitivë. Sipas të dhënave nga IKSHPK, gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe katër raste me fatalitet duke shkuar numri total në 196 raste të vdekjeve.

Numri total i rasteve pozitive është 7 mijë e 846 raste nga 35 mijë e 570 persona të testuar për virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 196 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 138 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4 mijë e 267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 383.

TË FUNDIT

TË FUNDIT