Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se sot janë 194 raste të reja me koronavirus në Kosovë dhe 138 të shëruar, shkruan Gazeta Metro.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 194 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 7.846 raste nga 35.570 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 196 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 81 raste, komuna Podujevë 17 raste, Prizren 14 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna, Gjakovë 12 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Klinë, Pejë, Rahovec dhe Zubin Potok.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 138 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.383. Më poshtë njoftimi i plotë nga IKSHPK. /gazetametro.net






