19.5 C
Mitrovice
E martë, 29 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

18 vjeçari nga Vushtrria liçensohet si trajneri i Fitnesit dhe Bodybuildingut

Në trajnimin që është mbajtur këtë fundjavë në Prishtinë nga Federata e BodyBuildingut & Fitnesit në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit u licencuan trainerët e rinjë. Në mesin e të liçensuarve për Trajner të Fitnesit dhe Bodybuildingut është edhe një 18 vjeçar nga Vushtrria, i cili falë përkushtimit dhe angazhimit arriti që të jetë në mesin e të liçensuarve sot nga federata e lartëcekur.

Është ky Arlind Shala, një 18 vjeçar nga Vushtrria të cilit sot iu nda liçensa e Trajnerit të Fitnesit dhe Bodybuildingut nga zyrtarë të federatës në një ceremoni ku u lincesuan disa trajnerë. Përveçse një i linçensuar në këtë sport tashmë, Shala është edhe futbollist i KF Vushtrria për grupmoshat U19, që e kompleton atë në aspektin sportiv edhe me njohur nga fusha të tjera sportive./VushtrriaOnline

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT