18.5 C
Mitrovice
E diel, 12 Maj, 2024
spot_imgspot_img

17 të shëruar nga koronavirusi sot dhe vetëm 9 raste pozitive




Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 9 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 225 testime sa janë bërë.

Vitia po ashtu ka njoftuar se edhe sot ka pasur një numër të madh të personave të shëruar, gjithsej 17 prej tyre, shkruan Reporteri.

Kjo është dita e tretë që kur numri i të infektuarve është më i madh sesa ai i të shëruarve.

Me këto raste, numri total i të infektuarve shkon në 799, kurse i atyre të shëruar në 249.

Njoftimi i plotë:

Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët.

Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët.
Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ju falemnderit për besimin, bashkëpunimin e solidaritetin!

Faleminderit personelit shëndetësor, policëve, zjarrëfiksëve, kryetarëve të komunave, administratës, pastruesëve dhe të gjithëve të angazhuar në këtë betejë të përbashkët!

Vazhdojmë së bashku, me kujdes dhe vëmendje!


TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT