14.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 15 Maj, 2024
spot_imgspot_img

13-vjeçarja nga Mitrovica që po mahnitë me talentin e saj publikon projektin e ri muzikor “Si në ajër”

Mitrovica vazhdon t’i jap vendit talentë të ndryshëm në fushën e artit, shkruan Mitrovica SOT.

E një talente e tillë është edhe e reja dhe këngëtarja me origjinë nga Mitrovica por me vendbanim në Suedi, Erza Rrahmani, e cila edhe e re në moshë është një talente premtuese në muzikë.

Erza është një këngëtare 13 vjeçare e cila qysh në moshën 10 vjeçare ka filluar të merret me muzikë argëtuese. Përveç kësaj, gjithashtu merret me kurs të pianos, me basketboll dhe vallëzim.

E talentin e saj në muzikë ajo e dëshmon edhe me këngën e saj profesionale të cilën mund ta dëgjoni dhe ta shikoni në youtube.

Me këtë këngë të saj ajo tregon një talent premtues dhe se do të ketë një të ardhme të ndritur në botën e muzikës./MitrovicaSOT

Duke ju falenderuar për mbështetjen tuaj, ju ftojmë ta ndiqni Erzën në rrjetet sociale:

 

Mëposhtë ju ftojmë ta dëgjoni këngën e saj: 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT