4.4 C
Mitrovice
E shtunë, 31 Janar, 2026
spot_img

12 zyrtarë të Qeverisë nuk e deklaruan pasurinë: Mund të dënohen deri në 2500 euro

Agjencia Kundër Korrupsionit ka njoftuar se 12 zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk e kanë deklaruar pasurinë.

Përveç zyrtarëve të Qeverisë, pasurinë se kanë deklaruar as 13 zyrtarë të komunave të Kosovës. Ata që nuk e kanë deklaruar pasurinë mund të dënohen për mosdeklarim të pasurisë.

Bazuar në Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollonin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publik, zyrtarët që se deklarojnë pasurinë mund të dënohen me gjobë prej 1 mijë deri në 2500 euro.



Krahas dënimeve me gjobë, zyrtarëve mund t’iu ndalohet ushtrimi i funksionit deri në një vit.

Ndryshe, zyrtarët kanë pasur afat që ta deklarojnë pasurinë deri më 31 mars. Procesi i deklarimit të pasurisë, është realizuar nëpërmjet pranimit të formularëve të deklarimit të pasurisë në mënyrë elektronike.

Nga 4 mijë e 892 zyrtarë të lartë publik, deklarimin e kanë bërë 4 mijë e 783.

“Nga numri i përgjithshëm prej 4892 të zyrtarëve të lartë publik që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 4783 zyrtarë të lartë publikë kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të rregullt ligjor, 56 zyrtarë të lartë publikë kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, 28 nga zyrtarët nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, ose kanë deklaruar pas afatit, me arsyet e cekura ndërsa 25 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani”, thuhet në njoftimin e AKK’së.



AKK-ja ka bërë me dije se përveç deklarimit të rregullt vjetor, ka pranuar një numër të konsiderueshëm të formularëve të deklarimit të pasurisë me rastin e marrjes së detyrës zyrtare si dhe me rastin e përfundimit të detyrës zyrtareve.

TË FUNDIT

TË FUNDIT