KQZ-ja ka miratuar listën e votuesve nga jashtë. Në listë janë mbi 102 mijë votues që janë verifikuar gjatë ditëve të kaluara.
Ndërkohë, është refuzuar kërkesa e VV-së për shtyrje të afatit të pranimit të votave që vijnë nga jashtë.
Sipas planit operacional, KQZ-ja do të numërojë vetëm votat që vijnë deri më 13 shkurt.