-1.6 C
Mitrovice
E martë, 13 Janar, 2026
spot_img

Kuvendi Komunal miraton vendimin për mbështetje financiare në vlerë prej 50 euro për qytetarët e infektuar me CoVid19

Nën drejtimin e kryesuesit, Safet Kamberi, dhe në prani të nënkryetarit të komunës, Faruk Mujka, asamblistëve dhe drejtorëve të administratës komunale, sot është mbajtur seanca e 39-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.

Fillimisht anëtaret e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje në kuadër të shënimit të aktiviteteve me lansimin e fushatës “16 Ditëve të Aktivizimit Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas”, sot kanë pajisur me maska ngjyrë portokalli të gjithë anëtarët e asamblesë komunale, në përkrahje të eliminimit të dhunës me bazë gjinore. Me këtë rast të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal u bënë pjesë e fushatës, dhe përgëzuan anëtarët e këtij mekanizimi për nismën e ndërmarrë.

Më tutje në këtë mbledhje u propozuan si pika shtesë për rend dite; Propozim-vendim për formimin e komisionit për hartimin e draft- rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijëve; Propozim-vendim për miratimin e rregullores për bashkëpunimin e komunës me fshatrat, lagjet dhe vendbanimet urbane të Mitrovicës; Propozim-vendim për mbështetje financiare të pacientëve të infektuar me virusin CoVid-19 si dhe Propozim-vendim për subvencionimin e klubit të volejbollit femra “Trepça”.

Më pas kryesuesi Kamberi, propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’ rast këshilltarët komunal me shumicë votash aprovuan këtë rend dite. Në vazhdim u miratuan këto pika; Propozim-vendim për anulimin e Vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. 02-060/01-0056607/20-16 dt. 24.09.2020 për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës OJQ-së “Shoqata Doën Sindrome Kosova”, pa procedura konkurrimi; Propozim-vendimit për plotësim, ndryshim të vendimit të Kuvendit të Komunës nr. 02-060/01-0066291/20-2 për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal të Komunës së Mitrovicës të Jugut 2020-2028 (me kërkesë të MPL nr. 020-853/3 dt 13.11.2020);

Propozim-vendim për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të ish objektit së Shkollës “Ismail Qemali” fondacionit “Bonevet”; Propozim-vendim për formimin e Komisionit për ndarjen e çmimit “Kadri Kadriu”; Propozim-vendim për formimin e Komisionit për ndarjen e çmimit “Lah Nimani”; Propozim-vendim për rialokimin e mjeteve të mbetura nga fondi rezervë; Propozim-vendim për formimin e Komisionit të ankesave për ndarjen e bursave; Kërkesë nga Sindikata e të Punësuarve të Komunës së Mitrovicës për ndarje të shujtës për punonjësit e Komunës; Plani i veprimit për implementim të rekomandimeve nga raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitet 2018 dhe 2019;

Propozim-vendim për formimin e komisionit për hartimin e draft- rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijëve; Propozim-vendim për miratimin e rregullores për bashkëpunimin e komunës me fshatrat, lagjet dhe vendbanimet urbane të Mitrovicës si dhe Propozim-vendim për mbështetje financiare në vlerë prej 50 euro të pacientëve të infektuar me virusin CoVid-19.

Ndërkaq pikat e rendit të ditës Propozim-vendim për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatshkurtër Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Uniteti” Sh.A (pa procedura konkurrimi); Plani komunal për pjesëmarrje qytetare në Mitrovicë; Plani për pjesëmarrje qytetare – Udhëzues i përgjithshëm për pjesëmarrjen qytetare në nivelin lokal kanë mbetur për t’u diskutuar në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.

Gjithashtu në mungesë të kuorumit për miratim edhe këto pika të rendit kanë mbetur për t’u proceduar në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal Raporti financiar për periudhën janar-shtator 2020; Raporti i DKRS-së – Sektori i Kulturës, për periudhën janar-nëntor 2020; Raport për realizimin e projekteve dhe subvencionimeve të DBZHR-së; Raport i detajuar lidhur me gjendjen në arsim si dhe Propozim-vendim për subvencionimin e klubit të volejbollit femra “Trepça”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT