Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, dhe drejtorët e drejtorive komunale, sot kanë bërë homazhe tek lapidari i heroit ish-komandant i UÇK-së për logjistikë i Zonës Operative të Shalës, Xhevat Jusufi, dhe në varrezat e dëshmorëve në Shipol, me rastin e 21-vjetorit të rënies së tij në fshatin Smrekonicë të Komunës së Vushtrrisë.
Për të nderuar jetën dhe veprën e heroit Xhevat Jusufi, të pranishëm ishin familjarë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë.
Me këtë rast nënkryetari Mujka, theksoi se heroi Xhevat Jusufi ishte një figurë e rëndësishme për Mitrovicën, pasi që ka dhënë kontribut të madh në luftën për liri dhe pavarësinë e vendit.
Xhevat Jusufi me veprën e tij bëri që të ketë përmasa gjithëkombëtare dhe ishte pasardhës i trimave të Shalës së Bajgorës, andaj me plotë meritë edhe mbanë titullin e lartë Hero i Kosovës.