0.2 C
Mitrovice
E hënë, 2 Shkurt, 2026
spot_img

​Kurti: Sigurimi i vaksinave mbetet prioritet urgjent

Kryeministri Albin Kurti mbajti sot një takim virtual me Suma Chakrabarti, ish-presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Kurti theksoi se sigurimi sa më shpejt i vaksinave mbetet prioritet urgjent.



Si prioritete të tjera, janë identifikuar rritja e kreditimit për bizneset e vogla dhe të mesme, përmirësimi i klimës së investimit në Kosovë sidomos për mërgatën, dhe targetimi i shpenzimeve të sektorit publik për të krijuar sa më shumë vende të punës.

Chakrabarti ndau me kryeministrin Kurti, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe ministrin Murati sugjerimet e tij dhe përvojat e tij në fusha të ndryshme, ndër to luftimin e korrupsionit, prania e të cilit pengon zhvillimin biznesor dhe ekonomik në vend, dhe strategjitë më të mira për dizajnimin e një fondi sovran.



Chakrabarti u shpreh i hapur për bashkëpunim të vazhdueshëm në të ardhmen me Qeverinë e Kosovës, për të mirën e qytetarëve të saj.

TË FUNDIT

TË FUNDIT