32.4 C
Mitrovice
E diel, 20 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Sulmet në veri, Serbia nis autokolonat e ushtrisë afër kufirit me Kosovën

Një varg i gjatë me forcat e ushtrisë se Serbisë është parë teksa avancon nga Kraleva drejt Raskës, një zonë që ndodhet shumë pranë kufirit me Kosovën.

Mediat e huaja kanë publikuar video nga momenti kur autokolona e ushtrisë serbe kalon në rrugë e shoqëruar edhe nga automjete policie.

Sipas këtyre mediave, këto lëvizje kanë të bëjnë me incidentet që kanë tronditur veriun e Kosovës mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e një sulmi me armë, ka mbetur i vrarë një efektiv i Policisë së Kosovës dhe është plagosur një tjetër.

Ndërkohë, mesditën e sotme, Kryeministri Albin Kurti bëri me dije se, rreth 30 persona të armatosur rëndë, e që dyshohet se janë autorët e vrasjes së efektivit, ndodhen në një manastir në Zveçan dhe po qëllojnë drejt policisë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT