Emisari special, Miroslav Lajçak, ka reaguar pas sulmit në veri në orët e mëngjesit ,ku si pasojë mbeti i vrarë një zyrtar policor dhe një tjetër i plagosur.
Lajçak ka shkruar se autorët e kësaj vepre duhet të dalin para drejtësisë, teksa u ka bërë thirrje palëve t’i kthehen dialogut menjëherë, përcjell teve1.info.
“Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policisë së Kosovës mbrëmë. Dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është për viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
I strongly condemn the horrific attack against Kosovo police last night. Violence of any form is absolutely unacceptable. My heart goes out to the victims, their families and colleagues. The perpetrators must be brought to justice. Everyone needs to return to dialogue immediately https://t.co/xeIoBRVHrM
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 24, 2023