Qeveria e Kosovës një ditë më parë ka marr disa vendime lidhur me zbatimin e Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga pandemia COVID-19.
Këto vendime kanë të bëjnë për krijimin e vendeve të punës, përkrahje për prodhuesit vendor, shtesat për fëmijët, ata që kanë humbur anëtarët e familjes nga COVID-19 dhe ndihmë për familjet me nevojë me kuponë ushqimor.
Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, janë ndarë 15 milionë euro për masën që parasheh krijimin e vendeve të punës, 12 milionë euro për mbështetje për familjen, 10.43 për prodhuesit vendor dhe 2.7 milionë euro për shëndetësinë.
“Përmes masës 1 – Mbështetja e Punësimit synohet krijimi i vendeve të reja të punës, duke mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejtë punëkërkuesit. Nё zbatim tё kësaj mase janë ndarë mjete nё vlerё prej 15 milionё euro për masën 1.1 – rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë; masën 1.2 – mbështetja për të punësuarit e formalizuar; dhe masën 1.3 – mbështetja e punësimit të grave”, ka njoftuar Ministria e Financave, shkruan Telegrafi.
Vlen tё theksohet se afati i aplikimit për masën 1.1, 1.2 dhe 1.3 bёhet nё mёnyrё elektronike përmes platformës EDI tё ATK-sё dhe do të jetë i hapur deri më 15 tetor 2021.
Mё tutje, nё zbatim tё masës 2.1 – Subvencionimi i Kredive Investive, Qeveria ka ndarë 10.43 milionё euro për subvencionimin e kredive investuese të bizneseve prodhuese e përpunuese.
Këto mjete janë siguruar nga emetimi i “Bonove të Diasporës”, instrument financimi ky që ka pasur për qëllim kanalizimin e kapitalit të diasporës drejt investimeve për ndërtimin dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit.
Pёr masёn e tretë, që parasheh mbështetjen e familjes janё ndarё mjete financiare në shumën prej 12 milionë euro.
“Masa 3.1 – mbështetja për familjet që kanë humbur familjarin, masёn 3.4 – kuponë ushqimi për familjet në nevojë dhe masёn 3.5 – pagesa për lehonat dhe shtesat për fëmijë. Përgjithësisht, Masa 3 paraqet një hap jetik në përpjektjet tona për zbutjen e varferisë, si dhe ndihmën ndaj familjeve që kanë humbur më të dashurit në luftën me virusin COVID-19″, vijon njoftimi.
Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati ka njoftuae se duke filluar nga ky vit do të nis shpërndarja e shtesave për fëmijët dhe mbështetja për lehonat.




