4.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022
spot_imgspot_img

Kurti nuk do debat por bindje – nuk do garë por nënshtrim!

spot_img

Kurti po e orienton tërë kapacitetin e tij të mendjës e fuqisë politike drejt një dominimi total të shoqërisë kosovars, për ta bindur atë për një Republikë të Tretë, (La IIIe République) e cila do ta mbante firmën e tij.

Halil Matoshi

Albin Kurti ashiqare po shndërrohet në një politikan paranojak e histerik, duke mësy të bëhet nji lider historik. Kurti po e thyen kohezionin shoqëror duke bllokuar shtetin (kuletën) dhe paralizuar institucionet (demokracinë);

1.

Albin Kurti ka një pushtet të madh dhe po sillet si një kalama i cili ka një top të tij futbolli dhe në lojë e sipër, e merr topin nën sqetull dhe e ndërpret lojën e thotë “topi është imi”!?

Ai më këtë po mësynë t’ua bëjë me dije kosovarëve se ose çdo gjë do të bëhet siç do e siç iu ka pikë atij, ose ‘game over’.

Loja përfundoi.

Kurti është ngrehur një mëngjes dhe e ka pa vetën kapiten skuadre.

Por ai nuk do të luaj!?

Përformansa e tij në qeverisje është inferiore.

Ai do rezultat par-fore, nga tavolina e tij e punës. Ai do bindje e jo debat demokratik.

Ai do nënshtrim jo përpjekje në garë.

Ai zgjidhet ‘shef’ pa kundërkandidat e pa debat, si në kohërat “e arta” të partive komuniste. Sepse debati është luks borgjez dhe fytyra – sipas tij- e imperializmit!?

Bile, nganjëherë, nëse e analizojmë mënyrën e tij e të bërit politikë, duket që nuk e di as vet çfarë do të arrijë me pushtetin e tij të madh dhe në cilin kurs po e drejton anijën?

2.

Ai ‘rishkroi’ një Statut partiak të VV-së, duke ia përshtatur vetes. Dhe po e drejton (nuk e di as vet se për ku!?) një organizatë ideologjikisht të majtë, por plot tregëtarë e fetarë, ish komunistë e injorantë, një amalgamë ideologjikisht unike!?

E pamundur!

Ajo do të shpërbëhet shpejt, si e tillë, sepse një islamist nuk e duron kursin Perëndimor të të drejtave civile, kurse një neokomunist “i edukuar” nga organizata si leninist, nuk e duron demokracinë, as si procedurë e lërë më si frymë.

Kurti në konventën e partisë, këto ditë foli për bashkëpunim ndërkombëtar dhe “jashtë shtetit e brenda kombit tonë”, duke e harru lekcionin historik që i dha trupi elektiral shqiptar, kur organizata e tij në zgjedhjet e 2020 fitoi në Shqipëri vetëm 1,907 vota, me dy kandidatët e tij, duke votuar edhe vet i veshur me pushtet, si Kryeministër i një shteti tjetër sovran, për koinçidencë në Zonën e ish-Bllokut nga ku kanë sunduar tiranët e Tiranës.

Këtu ka tregime të një nacionalizmi romantik, por jo besnikëri ndaj shtetit modern kosovar dhe rendit të tij konstitucional e simbolik!

Kurti nuk e njeh konceptin e kombit modern të shtetit, si bashkësi njerëzore imagjinare, politikisht e konstruktuar.

3.

Albin Kurti ka hy në politikë si nacionalist i majtë (ideoligjia e PPSh-së ushte nacional-socialiste), për t’u shndërruar në një revolucionar, e me t’u shpallë Kosova shtet, ai do të merrte kursin antiestabilishment, i brynosur me një stalinizëm performativ, të ideuar nga folizofi slloven Slavoj Zizek.

Porse, i gjetur në një shoqëri të orientuar nga liberalizmi Perëndimor dhe kapitalizmi, si sistem shoqëror, Kurti bëri një lëvizje: përfundoi në një politikan popullist.

Dhe vepron me zemrën e turmave, pa menduar fort për rendin kushtetues të brendshëm dhe aleancat ndërkombëtare që Kosova i ka etabluar për tre dekada.

4.

Kryeministri Kurti duke u përpjekë që ta qesë keq Serbinë në sytë e shteteve tjera (fuqive të mëdha) vetëm sa po e shfaq një lloj të politikës paranojake që mund të krahasohet me përdorimin e frikës me McCarthyism-i.

McCarthyism është praktikë e fabrikimit të armiqëve dhe ngritjës së akuzave të rreme ose të pabaza për përmbysje dhe tradhti!

Ose ai po e përdor balancimin e frikës, siç ndodhi gjatë Luftës së Ftohtë.

Porse, “miku i tij”, Francis Fukuyama do t’i thoshte spari ta balanconte dinjitetin e shtetasve e jo frikën!

5.

Në demokraci, në institucionet e shtetit duhet të vendoset parimi kontroll dhe balancë, që pushteti politik të mos koncentrohet në një njeri.

Në një palë duar!

Koncepti qeveritar i ndarjës së pushteteve të zbatuar përmes një kontrolli të dendur dhe përmes balancesh, është në zemrën e sistemit kosovar, si demokraci kushtetuese.

Ky parim duhet të sigurojë që asnjë person i vetëm ose degë e qeverisë nuk do të mund të bëhej shumë i fuqishëm.

6.

Albin Kurti si i mandatuar nga Kuvendi për të qeverisur pra edhe për të menagjuar e zgjidhur krizat, (sindikata nuk është mandatuar të zgjidhë krizat në shtet) ai është çmistu të shpallë armiq, të jashtëm e të brendshëm e në të katër anët.

Qytetarët e Kosovës ia kanë besuar atij drejtimin me shtetin e bërë më 1990 (shteti në krijim i sipër sipas Ortega Y Gasset) e të konfirmuar më 17 shkurt 2008.

Kurti nuk është votuar të drejtojë me njerëzit por me instancat e pushtetit politik.

Porse, ai po abuzon me këtë besim, duke i shtypur sindikatat fillimisht, për t’i thyër e bërë ato të vetat!?

“Funksioni i qeverisë nuk ashtë t’i mbajë qytetarët larg gabimit, por asht detyrë e qytetarëve mos me e leju qeverinë me ba gabime”-thotë Robert H. Jackson.

Kurti po e luan kujdestarin moral të popullit!

Duke e hedhur mallkimin e historisë mbi një segment të demokracisë, sindikatat, ai

akuzoi se “deri sa unë negocioja me fqinjin agresiv verior këta nisën grevë”.

Stigma ndaj sindikalistit Rrahman Jashari & Co nënshtroi militantët e shërbëtorët e tij zvarranikë, por jo rreth 24 mijë mësues.

Greva nuk u thye e Kryeministrit po i konvenon zvarritja e zgjidhjës për ta krijuar masën kritike për shpërbërjen e sindikatës së SBAShK-ut.

Kurti i ka çelësat e shkokllës në dorë e jo sindikata, por ai po shtiret sikur t’i kenë humbur çelësat!?

Dhe a e dini përse?

Askush nga turma nuk do të shkëputet t’i thotë: “Kryeministër ti i ke çelësat”!

Sepse turmat turren me trurin muskul e kundër Raison d’Etat.

Kurti është aq i fuqishëm sa që është bërë i frikshëm.

Sepse është i papërgjegjshëm dhe smirëzi.

7.

Kryeministri Albin Kurti duhet të mësojë diçka për vetëpërmbajtje institucionale, kur një të drejte demokratike nuk mundet me ia kundërvu një tjetër të drejtë!

Dominimi i shoqërisë nga një njeri, prodhon frikë e frika – siç thotë Domenique Moissi, rëndom është këshilltari më i keq dhe përfundon në dhunë!

OP/ED

Letër drejtuar pasuesve të Pandeli Sotirit dhe Mati Logorecit

Shkruan: Atdhe Gjoci Lëmoshë është kur lypë pa dhënë gjë...

Mbreti i ri i Britanisë së Madhe është i lidhur ngushtë me islamin

Mbreti Charles III do të na befasojë. Burri, familja...

Kur në emër të reformës synohet ikja nga identiteti

Shkruan: Ganimete Musliu Për hir të qindra mesazheve që kam...

Artikujt e fundit

Pas vendimit të sotëm, vizat pritet të hiqen më 1 janar 2024 (VIDEO)

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u pajtuan...

Caktohen anëtarët e Trupit Gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Është caktuar Trupi Gjykues që do të trajtojë rastin...

Asociacioni si kusht i Kosovës dhe Serbisë për bisedime të mëtejme?

Asociacioni që përfundoi në deklaratën e Josep Borell kur...

Këto vende të Mitrovicës s’do të kenë rrymë gati 9 orë

Disa vende të rajonit të Mitrovicës nuk do të...

Nesër qyteti i Mitrovicës pasurohet me diçka të re!

Gjatë vitit 2022 HEB'S ka hapur një mori pikash...

Letër drejtuar pasuesve të Pandeli Sotirit dhe Mati Logorecit

Shkruan: Atdhe Gjoci Lëmoshë është kur lypë pa dhënë gjë në këmbim të asaj që kërkon, e kërkon siç thotë populli për sevap. Por, ti...

Mbreti i ri i Britanisë së Madhe është i lidhur ngushtë me islamin

Mbreti Charles III do të na befasojë. Burri, familja e të cilit ka shërbyer si simbole fizike të kolonializmit, e ka kaluar jetën e...

Kur në emër të reformës synohet ikja nga identiteti

Shkruan: Ganimete Musliu Për hir të qindra mesazheve që kam marrë sot nga aktivistet dhe aktivistët e PDK-së dhe interesimit të madh të mediave,...