Gazetari Valon Syla, ka reaguar pas lansimit të bërë sot nga qeveria të ‘Dritares për investime të diasporës’, duke ironizuar se kryeministri Kurti ‘ e ka kënaq me investime brenda vendit’, e tash po u jep kredi atyre që jetojnë jashtë vendit deri në 100 milionë euro.
“Çu more ndreq dicka mrena Kosovës se as kriminelët në burg sun pi mbani”, ka thënë mes tjerash Syla.
Postimi i plotë:
Albin Kurti e ka knaq me investime brenda vendit, çmime të shtrejta e bllokim ekonomik… sot paska dalë me ju jep kredi atyre jashtë vendit me kredi deri në 10 milionë e deri në 100 milionë euro.
Pra, na që jetojmë këtu duhet me investu për ata jashtë se Albin Kurti e ka pa që votat e tij janë atje… se brenda mo spo i dhezin kopallat.
Kush e ka pas ndermend me dalë ka dalë. Kush e ka pas mendjen nga diaspora me investu ketu janë dhe punojnë… kujna po i drejtohet Kurti atje… baushtellës, pastruseve, me kredi 10 milionë, apo atyre qe jetojnë me social atje e shajnë me komente në Facebook.
Çu more ndreq dicka mrena Kosovës se as kriminelët në burg sun pi mbani.